Arkitektura e brendshme

Në brendësi të murit të periudhës antike që përmëndëm më lartë, ndodhet dhe një nymfe i po të njëjtës periudhë. Nga ai na është ruajtur vetëm baseni ujëmbledhës. Për ndërtimin e tij janë përdorur tulla të pjekura mirë, si dhe llaç hidroizolues që ka shërbyer për suvatim si dhe për ndërtimin e plotë të sterës. … More Arkitektura e brendshme

Sipas Barletit….

Marin Barleti jep të dhëna për kohën e ndërtimit të kalasë. Sipas tij kalaja është ndërtuar nga të parët e familjes së madhe Topiaj. Më vonë kjo kala do të meremetohet nga osmanët në shek. XVI. Të dhëna për këtë na i jep një autor anonim, i cili e konsideron Petrelën të fortë në krahasim me … More Sipas Barletit….

Mjedisi

Ajo që e bën fshatin Petrelë më tërheqës është gjelbërimi. Fati i madh i kalasë është se ndodhet në një terren tejet piktoresk, e poshtë saj shtrihet gjelbërimi i natyrës.Një pejsazh i tillë dhe një rrugë e ndërtuar vitet e fundit ka bërë që numri i vizitorëve të rritet cdo ditë e më shumë në Petrelë. Mungesa e betonizimit … More Mjedisi

Ku ndodhet?

Komuna e Petrelës është njësi administrative e Qarkut të Tiranës dhe ndodhet në një largësi prej 12 km në juglindje të saj. Kjo komunë shtrihet përgjatë rrugës nacionale Tiranë – Elbasan dhe në luginën piktoreske të lumit Erzen. Territori i komunës kufizohet nga lindja me komunën e Dajtit, në jug me komunën e Bërzhitës, në perëndim … More Ku ndodhet?

Arkitektura e jashtme

Petrela ka një sistem të dyfishtë fortifikues. Ai përbëhet nga vet kështjella dhe nga një mur rrethues që ndodhet jashtë saj. Ky mur fillon në lindje të kalasë dhe vazhdon në drejtim të perëndimit. Në fillim të tij gjendet dhe rruga që të çon në kështjellë, e cila kurorëzon pjesën e sipërme të shkëmbit. Ana … More Arkitektura e jashtme